Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se në margjina të Forumit Diplomatik të Antalisë është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, derisa ka kërkuar edhe heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre.” – ka thënë ai.
“Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm.” – u shpreh Krasniqi.