Lajme
Diskutim jo ‘bislimo-petkoviqian’ mes ekspertësh në “Atlantic Council”: Çështja duhet rregulluar, pa mbetur njerëzit pa para
Demokracia
12:44 | 27 Shkurt 2024

Share:

Pa ngarkesa politike, thjesht diskutim esëll mes profesionistësh të ekonomisë.

Kështu ishte në “Atlantic Council” një diskutim/briefing mes Kryetarit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka dhe drejtuesit të Institutit serb për Zhvillim Ekonomik Territorial, Dragisha Mijaqiq rreth “çështjes së dinarit” e cila u ndalua si mjet i ligjshëm pagese në Kosovë nga Banka Qendrore e Kosovës (lexo: Qeveria e Kosovës).

Pa drama dhe retorikë Bislimo-Petkoviqiane, Zeka dhe Mijaqiq s’e artikuluan asnjë dilemë rreth vendimit, legalitetit dhe nevojës për të rregulluar çështjen e financimit që Serbia bën te komuniteti serb në Kosovës dhe për ta vendosur atë në strukturën ligjore e bankare të Republikës së Kosovës.

Le të jemi të sinqertë, kjo çështje duhet rregulluar”, tha Dragisha Mijaqiq, rreth nismës qeveritare për të ndaluar dinarin, por, shtoi ai, “penzionistët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara që jetojnë në vende rurale” ku bankat s’kanë asnjë interes të hapin degë bankare për shkak se s’kanë arsye ekonomike të operojnë atje “nuk duhet të lihen pa para për shkak të rregulloreve”.

Problemi, sipas Dragisha Mijaqiq (i cili i jep të drejtë në parim BQK-së dhe Qeverisë për vendimin) është te parat që importohen në kesh te rreth 30 mijë njerëz “që zakonisht janë njerëz të shtresave më të ulëta shoqërore”.

“Janë diku 30 mijë njerëz marrin para në kesh. Dhe këta janë njerëz në nivelin më të ulët të shoqërisë që zakonisht janë të vjetrir ose njerëzit me aftësi të kufizuara që nuk kanë qasje në banka. Postarët ua kanë çuar në kesh. Gjë që nuk është ligjërisht e rregulluar në Kosovë që të jem sinqertë, por ka qenë e vetmja. Çështja është zgjidhja se si t’u dërgohet para këtyre njerëzve dhe pastaj të rregullohet krejt çështja”, ka thënë ai.

Logjika për të rregulluar këtë çështje është e kuptueshme, por këta njerëz nuk duhet të lihen pa para për shkak të rregulloreve. Duhet dhënë kohë të gjithëve”, shtoi ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, u lëshua në atë se çfarë kanë qenë propozimet e tyre rreth zgjidhjeve të mundshme – ndonëse afatshkurte – por, si prospektet më të kollajshme e më pak të kushtueshme deri në gjetjen e një zgjidhje t[ plotë.

Alternativa që ka të ngjarë të jetë alternativa më e mundshme të bëhet, siç e shohim ne, është që një bankë komerciale në Republikën e Serbisë të zgjedh një tjetër bankë komerciale në Republikën e Kosovës dhe pastaj përmes këtyre llogarive të dezignuara të bëjnë transferin e parave dhe pastaj të përdorin sistemin bankar të Kosovës për të shpërndarë pagesat në përfituesit përfundimtar”, ka thënë Zeka.

Kjo mund të jetë më e mira sepse nuk përfshinë kurrfarë negociatash mes BQS-së dhe BQK-së; dhe mund të jetë zgjidhje afatshkurte deri sa palët të zgjidhin çështjen përfundimisht”, shtoi ai.

Mijaqiq i qëndroi si të mirëqenë “logjikës së kuptueshme” të shtetit të Kosovës që çështja e financimit të serbëve dhe institucioneve serbe që kanë operuar në Kosovë – si ato të arsimit dhe shëndetësisë – teksa shtoi se “Asociacioni ka qenë trajektorja e zgjidhjes së kësaj”.

Zeka në anën tjetër – duke e marrë parasysh praktikën deri në mbylljen e NLB Komercijallna Bankës – tha se ka banka tjera “që i përkasin të njëjtin grup” që mund të gjejnë zgjidhje afatshkurte.

Besojmë se komunikimi përmes këtyre bankave të ndryshme mund të ishte më lehtë dhe më pak i kushtueshëm”, tha Zeka.

Të ngjashme