Një gjykatë në Norvegji ka gjobitur Tesla pasi një përditësim softueri i lëshuar në vitin 2019 ngadalësoi shpejtësinë e karikimit të baterisë dhe ndikoi në numrin e miljeve që disa prej automjeteve mund të kalonin pas mbushjeve.
Çështja u soll nga 30 klientë, raporton platforma norvegjeze e lajmeve Nettavisen.
Gjoba arrin rreth 13 mijë e 300 euro për secilin ankues.
Tesla deri tani nuk ka paraqitur ndonjë përgjigje tha Nettavisen.
Ndryshimi preku automjetet Tesla Model S të bëra midis viteve 2013 dhe 2015, ndërsa bateria e përfshirë nuk është prodhuar që nga viti 2016. /Demokracia.com/