Lajme
Raportohet për disa viktima pas të shtënave me armë zjarri në Kaliforni
Demokracia
19:53 | 26 Maj 2021

Share:

Një person i armatosur ka hapur zjarr në oborrin hekurudhor të Autoritetit të Transportit të Santa Clara në Kaliforni, të mërkurën, duke lënë të vdekur “shumë persona”, thotë policia.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka mbetur i vdekur dhe në mesin e viktimave është raportuar se janë edhe nëpunësit e Autoritetit të Transportit, por nuk është specifikuar numri i tyre. Policia thonë po ashtu se vendi i ngjarës tani është e sigurt, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Demokracia.com.

“Ne kemi shumë viktima dhe viktima të shumta në këtë pikë,” tha zëvendës zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Clara, Russell Davis, duke shtuar: “Unë nuk mund të konfirmoj numrin e saktë, por mund të konfirmoj dëmtime të shumta dhe viktima të shumta në këtë pikë”.

Ndërsa kryebashkiaku i San Hoze Sam Liccardo u tha gazetarëve “kjo është një ditë e tmerrshme për qytetin tonë”, duke shtuar: “Vëmendja ime do të kthehet për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë në qytetin tonë”.

Sipas CBS News në San Francisco, të paktën gjashtë vetë u vranë, por numri nuk është konfirmuar ende nga policia.

Rasti ka nxitur mbylljen e qarkullimit të trafikut në rrugët e afërta, gjatë fluksit të shtuar të lëvizjeve në orët e hershme të ditës, sipas kohës lokale./Demokracia.com/

Të ngjashme