Asamblisti i PSD-së në Podujevë, Blerim Maqastena ka thënë se burgjet në Serbi janë të rënda, e sidomos për shqiptarët.
Maqastena përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë detaje pas lirimit nga burgu, ku u mbajt gjashtë muaj.
“Pas qëndrimit gjashtë mujor në burgun e Serbisë, dje u lirova i pafajshëm nga gjykata atje. Burgjet në Serbi janë të rënda. Për shqiptarët, edhe më të rënda. E nëse je aktivist politik shqiptar në Kosovë, edhe më të rënda! Por sfidat janë lehtë të kalueshme kur e din që i takon një shoqërie dhe populli si yni: solidar dhe që nuk të harron asnjëherë̈”, ka shkruar Maqastena.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, shokë e shoqe, familjarë e familjare,
Pas qëndrimit gjashtë mujor në burgun e Serbisë, dje u lirova i pafajshëm nga gjykata atje.
Burgjet në Serbi janë të rënda. Për shqiptarët, edhe më të rënda. E nëse je aktivist politik shqiptar në Kosovë, edhe më të rënda! Por sfidat janë lehtë të kalueshme kur e din që i takon një shoqërie dhe populli si yni: solidar dhe që nuk të harron asnjëherë.
Fjalët, mbështetja dhe empatia juaj për mua, më kanë ardhur në vesh e në zemër, edhe brenda dyerve të burgut. Prandaj faleminderit për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë.
Fal juve dola faqebardhë!./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/blerim.maqastena/posts/4080543568658296