Amaury Guichon ka krijuar një veturë të kuqe garash F1 tërësisht nga çokollata pikërisht në kohën e fillimit të sezonit të Formula 1 2024.
I njohur për krijimet e tij me çokollatë dhe rolin e tij në Masterchef: Dessert Masters, Guichon ka treguar nga e para se si e ka realizuar veturën me çokollatë.
Ai ka përdorur çokollatën e shkrirë për t’i lidhur pjesët më të mëdha së bashku, duke ia dhënë formën veturës. Duke i lëmuar skajet e pjesëve, ai ka formuar detajet e saj.
Ndonëse nuk është një version me përmasa reale të një veture Formula 1, vetura me çokollatë duket mjaft reale.
Ndryshe, testimet parasezonale për Kampionatin Botëror të Formula 1 2024 do të zhvillohen nga 21 deri më 23 shkurt në Sakhir Circuit të Bahrein.
Gara për çmimin e madh do të zhvillohet midis 22 dhe 24 marsit, me garuesit Oscar Piastri dhe Daneil Ricciardo që garojnë para turmës vendase për herë të parë.