Familja më e famshme në botë është duke hapur një dyqan në Las Vegas ku mund të gjeni të gjitha rrobat e tyre të cilat janë veshur më parë nga ato.
Motrat të cilat para se të bëheshin kaq të famshme kishin dyqanin e tyre të rrobave, tani prap do të ju mundësojnë njerëzve të kenë diçka të tyrën në dollapet e tyre, transmeton Demokracia.com
Dyqani do të jetë i ndarë në sektore sipas secilës Kardashian, që nga Kris deri te Kendall dhe do të sistemohet në këtë mënyrë.
“Të gjithë janë të fiksuar në një farë mënyre ose forme me Kardashians”, tha Cynthia Bussey, bashkëpronare e faqes (dhe kushërirë e Kris).
“Me atë që bëjnë, me atë që veshin, ku shkojnë dhe i ndjekin. Unë mendoj se ka qenë suksesi i (Kardashian Kloset) sepse atje ekziston një mani për këtë familje”.
Më shumë detaje për dyqanin e ri Kardashian Kloset pritet të zbulohen afër datës së hapjes, por familja ka në plan të zgjerojë ofertën e dyqanit përtej modës./Demokracia.com