Lajme
179 pacientë po trajtohen nga Covid 19, 135 me oksigjeno-terapi
Demokracia
13:10 | 26 Maj 2021

Share:

179 pacientë po vazhdojnë të trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale.

Sipas raportit 24 orës të punës të SHSKUK 78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Klinika e Pulomologjisë vazhdon të ketë numrin më të lartë të pacientëve me 70 pacientë të shtrirë, e pasuar nga Klinika Infektive me 29 pacientë. Në Mjekimin Intensiv po trajtohen 3 pacientë dhe 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive.

Raporti i plotë:

ShSKUK: 179 pacientë në trajtim nga COVID-19
Sipas raportit 24 orës të punës, 179 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.
5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 109 pacientë:

4 pacientë janë në gjendje të rënduar
38 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
84 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 29 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 3 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 70 pacientë:
40 të konfirmuar pozitivë
51 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 24 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë /Demokracia.com/ 

Të ngjashme