Lajme
Digjen dy banesa në Gjirokastër, municionet e ’97-ës rrezikojnë zjarrfikësit
Demokracia
19:12 | 18 Shkurt 2024

Share:

Një vatër zjarri ka djegur dy banesa në qytetin e Gjirokastrës të Shqipërisë.

Zjarri është regjistruar rreth orës 16:20, të së dielës, në lagjen “Manalat i dytë”, dhe për pasojë janë djegur 2 banesa, në pronësi të dy vëllezërve me inicialet Ç. Gj. dhe R. Gj.

Operacioni për shuarjen e flakëve në dy banesat e përfshirë nga zjarri në Gjirokastër ka qenë i vështirë edhe për shkak të plasjes së vazhdueshme të municioneve të braktisura në këtë zonë.

– Advertisement –
Zjarri ka aktivizuar sasira fishekësh luftarak të braktisur gjatë trazirave të vitit 1997 që ndodheshin në territorin përreth shtëpive duke e vështirësuar punën për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje kanë ndërhyrë 4 automjete zjarrifikës me grupet përkatëse si dhe forca policie.

“Banesat ishin perfshirë nga flakët dhe ishte vështirë dhe ndërhyrja jone pasi përreth kishte shperthim si pasojë e fishekëve të braktisur”, pohojnë zjarrfikësit

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./euronewsalbania/

Të ngjashme