Në një banesë në Prishtinë, në katin e katërt, në derën numër 17, në vitin 1994 ishte themeluar shtabi i parë qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atëherë kur pak veta dinin për UÇK-në aty mblidheshin udhëheqësit e saj.
Nait Hasani ishte njeriu që e drejtonte këtë shtab.
Banesa ishte lëshuar nga një person i quajtur Selman Selmani nga qyteti i Vitisë.
Aty shtabi qëndroi për tri vjet, deri në vitin 1997, kur edhe filloi lufta e hapur.