Lajme
Vdes një vajzë në QKUK, vëllai e lajmëron rastin në polici
Demokracia
10:52 | 26 Maj 2021

Share:

Një vajzë ka vdekur dje në QKUK, derisa po qëndronte e shtrirë në spital që nga data 17 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku mes tjera thuhet se rasti është raportuar nga vëllai i viktimës.

“QKUK 17.05.2021 – 16:00. Me 25.05.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra  e tij e cila ishte e shtrirë në QKUK, kishte ndërruar jetë me datën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar në IML për obduksion./Demokracia.com/

 

Të ngjashme