Lajme
A do të largohen mësimdhënësit nga puna pas testimit, ja çfarë thotë ministrja Nagavci
Demokracia
09:38 | 26 Maj 2021

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur rreth testimit të mësimdhënësve, çështje për të cilën ka thënë se përgjegjësinë duhet ta marrin ata që kanë punësuar persona pa kritere, derisa shtoi se kjo nismë nuk ka tendenca për largimin nga puna.

Nagavci në ATV ka thënë se ka pasur keqpërdorime me buxhetin e ndarë.

“Vlerësimi i performancës është një çështje tjetër që ka të bëjë me tendencën për t’u përmirësuar cilësia dhe me obligimet që ne i kemi por ne nuk bëjmë vlerësime të tilla me qëllim që dikë ta largojmë prej punës dhe ta zvogëlojmë numrin e nxënësve. Përgjegjësia duhet të jetë e atyre që e kanë bërë punësimin pa kritere dhe shumë shpesh duke keqpërdorur buxhetin e ndarë, p.sh. kemi raste kur në disa komuna ka pasur buxhetin e ndarë për punësuar asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta por kanë punësuar persona të tjerë që as nuk e kanë pasur buxhetin e ndarë”, ka deklaruar Nagavci.

Ndryshe, Qeveria Kurti ka paralajmëruar se së shpejti do të nis me testimin e mësimdhënësve./Demokracia.com/

 

Të ngjashme