Lajme
Parashikimi i motit për sot dhe nesër
Demokracia
07:11 | 26 Maj 2021

Share:

Sot pritet të ketë vranësira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C. Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekpozim minimal ndaj rrezeve të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Ndërkohë, nesër fillimisht moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes. Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira

Të ngjashme