Marta Fascina ka uruar për Ditën e të Dashuruarve Silvio Berlusconin. Ky është 14 shkurti i parë që nuk janë bashkë. Berlusconi u nda nga jeta në korrik të 2023-shit, por për Martën është njësoj sikur të ishte aty.
“Sot, si çdo ditë që atëherë kur për herë të parë festuam dashurinë.
Dashuria jonë. Unike dhe e papërshkrueshme.
Forca më e madhe lëvizëse që lëviz botën. Ajo lëvizi jetët tona duke i bashkuar ato.
Ajo dashuri që duke kapërcyer çdo dimension tokësor, nuk do të jetë kurrë në gjendje të zhduket, e projektuar, ashtu siç është, drejt një përjetësie magjepsëse.
Sot dhe përgjithmonë, urimet më të mira për ne, Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dashuria ime.
Të dua”, shkruan ajo.