Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama iu drejtua Tony Blair duke i thënë se ky i fundit është arsyeja pse ai është bërë kryeministër, teksa i ka shprehur konsideratat e tij.
Këtë ai e bëri me dije në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse, në një kohë kur Shqipëria renditet ndër vendet me rezultate të spikatura për qeverisjen digjitale.
Blair ka lidhje të vjetra me Shqipërinë dhe prej disa kohësh ka qenë këshilltar i kryeministrit shqiptar. Kur socialistët fituan zgjedhjet e përgjithshme në qershor të vitit 2013, Rama njoftoi se Blair do të këshillonte qeverinë e tij për reformat strukturore që ajo duhet të ndërmerrte asokohe.
Duke ju përgjigjur pyetjeve, Rama theksoi se Shqipëria doli nga një terr i gjatë, të izoluar nga bota.
“Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, që është diçka”, tha ai.
Kryeministri shqiptar theksoi se “teknologjia mund të jetë bekim për ata vende që kanë mbetur pas madje dhe ti kalojnë”.
“Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusin e legjislacionit të BE-së, më shumë se akte ligjore e nënligjore. Për shtete përpara nesh ka nënkuptuar një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën shtatë vjet për të bërë këtë transfuzim letrash. Testet tona po tregojnë që – me formën aktuale të teknologjisë – mund të bëjnë në më shumë se dy vjet, por duke parë që teknologjia sa vjen e përmirësohet. Jam i bindur se mund të shkurtohet kjo kohë. Është e pamundur të parafytyrojmë se deri ku mund të shkojmë me teknologjinë”, tha Rama.
Sakaq, kreu i qeverisë ka theksuar se pas pesë vitesh do të donte që Shqipëria të sillet si një shtet i Bashkimit Evropian.
“Mendoj që është më e vështirë në Gjermani dhe Britani, sepse këto vende të mëdha kanë aparatura më të zhvilluara, janë anije të mëdha që duan të marrin kthesën, ndërsa e jona është një varkë e vogël. Nga ana tjetër ne nuk na duhen vetëm male, ne thjesht na duhet të ngjisim hapat. Ajo çfarë përmendët për mësuesit dhe për mjekët është një tjetër pjesë e bekimeve, sepse nënkupton që vendet si Shqipëria do të jenë të afta që të marrin pjesë përmes teknologjisë”, vijoi.
Teksa, në fund, përmbylli duke përkufizuar se kjo nënkupton që mësuesit mund të japin mësim online, ndërsa mjekët mund të largohen në një tjetër vend me një pagë më të mirë, pasi Evropa Jugore po vuan për largimin e bluzave të bardha.
“Po ta shohësh këtë vend, Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë numrin më të lartë të policëve në botë dhe përmes teknologjisë, mund t’i japim fund ngjarjeve kriminale”.