Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, pritet që t’u bashkohet në Kajro ekipeve nga Hamasi dhe Izraeli.
Këtë të martë mes tyre pritet që të zhvillohen negociata për armëpushim dhe këmbim të të burgosurve, derisa presioni ndërkombëtar për avancim në bisedime është në rritje, raporton The Guardian, përcjell KlanKosova.tv.
Burns udhëtoi drejt Kairos, pasi që presidenti Joe Biden, than të hënën se ai po bënte trysni për një marrëveshje, përfshirë armëpushim për së paku gjashtë javë në mënyrë që të liroheshin pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza.
Në delegacionin e Izraelit për bisedimet e sotme do të jenë kreu i Inteligjencës, David Barnea i Mosadit dhe Ronen Bar, drejtor i Shin Bet. Po ashtu përcjellës janë drejtori I Inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel dhe kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani. Një zyrtar egjiptian ka thënë se në takim fokusi do të jetë “që të punohet një draft final” për marrëveshje gjashtëjavëshe për armëpushim, me garancitë që palët do t’i vazhdojnë bisedimet drejt një armëpushimi të përhershëm.