Auto&Tech
Lamborghini i ndërtuar nga kartoni shitet për mijëra dollarë
Demokracia
19:29 | 25 Maj 2021

Share:

Një makinë Lamborghini e ndërtuar nga kartoni nga një YouTuber është shitur për më shumë se 10 mijë dollarë në një ankand bamirësie.

David Jones, i cili ka më shumë se 500 mijë abonues në kanalin e tij në YouTub, do të dhurojë 10 mijë e 420 dollarët e fituara nga ankandi “Cardborghini” në spitalin e fëmijëve Starship, shkruan Demokracia.com.

Ai tha se nuk e kishte pritur që të fitonte aq shumë nga ky ankand, por ishte shumë i lumtur që arriti të grumbullonte para për bamirësi.

Jones kishte kaluar kohë në Starship kur mori trajtimin për kancer në moshën 14-vjeçare, dhe kjo i lehtësoi shumë të marr vendimin se ku do të shkonin paratë. /Demokracia.com/

Të ngjashme