Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka anuluar një udhëtim në selinë e NATO-s, pasi u shtrua në spital për herë të tretë në po kaq muaj.
Austin, 70 vjeç, është në një njësi të kujdesit kritik në një spital në Uashington DC. Pentagoni ka thënë se ai po përballet me një “trajtim emergjent të fshikëzës”.
Sakaq, detyrat e kreut të Pentagonit i janë transferuar zëvendësit të tij.
Ai ka zbuluar pas kritikave për shtrimin e tij të fshehtë në spital se është diagnostikuar me kancer në prostatë.