Lajme
Zgjedhjet në Pakistan: Rezultatet përfundimtare u japin epërsinë kandidatëve të mbështetur nga Khan
Demokracia
19:48 | 11 Shkurt 2024

Share:

Rezultatet përfundimtare në zgjedhjet e përgjithshme të Pakistanit kanë vënë në krye kandidatët e pavarur të mbështetur nga partia PTI e ish-kryeministrit të burgosur Imran Khan.

Të pavarurit fituan 101 nga vendet e Asamblesë Kombëtare. Analiza e BBC ka treguar se 93 prej tyre shkuan te kandidatët e mbështetur nga PTI, ka transmetuar Gazeta Express.

Kjo i vendos ata përpara PMLN-së së ish-kryeministrit Nawaz Sharif, i cili fitoi 75 dhe është e paqartë se kush do të formojë një qeveri.

E kandidatët e pavarur që nuk fituan kanë vërshuar gjykatat me akuza për manipulim votash.

Të ngjashme