Lajme
Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Demokracia
10:26 | 09 Shkurt 2024

Share:

Protestat e fermerëve shtrihen edhe në Spanjë

Në Spanjë po zhvillohen protestat e fermerëve, të cilët me traktorët e tyre kanë bllokuar rrugët kryesore të vendit dhe synojnë bllokimin e porteve dhe tregjeve të mëdha.

Në Katalonjë, rreth 1,000 traktorë do të mësyjnë drejt qendrës së Barcelonës, ku do të takohen me presidentin e vendit, Pere Aragones dhe ministrin për Veprimin Klimatik, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, David Maskorta.

Protestuesit u mblodhën gjithashtu në qytete si: Pamplona, Logroño, Valencia, Zamora dhe Castilla-La Mancha dhe Castilla.

Ndërkohë, një protestë masive e fermerëve po kryhet në Francë, ku qindra fermerë janë kundër taksave që ndikojnë negativisht për ta.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kundërshtari i Putin ndalohet të marrë pjesë në zgjedhje

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Boris Nadezhdin, politikan i opozitës ruse, është ndaluar të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 15 mars. Boris doli hapur kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe bëri thirrje që pushtimi të ndalet. Një ditë më parë (8 shkurt 2024), ai konfirmoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi nuk e ka pranuar si kandidat.

Arsyeja, sipas Komisionit, është se ka pasur “mangësi” në më tepër se 15% të nënshkrimeve mbështetëse për kandidaturën e Boris, i cili tha se do ta çojë çështjen në Gjykatën Supreme, pasi të 200,000 firmat që ka mbledhur nga mbështetësit e tij janë kryer në mënyrë transparente dhe të drejtë.

17-vjeçarja godet me thikë vëllain, se e acaronte zhurma e Playstation

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një 17-vjeçare ka goditur me thikë të vëllain, 16 vjeç, pas një debati për zhurmën e Playstation. Ngjarja ka ndodhur në Favara, Siçili, ndërsa të rinjtë ishin grindur dhe debati ka marrë një rrugë të papritur.

Vajza donte të mësonte, ndërsa djali kishte aktivizuar sound-in e lojës në Playstation. Pasi vajza i tha disa herë të ulte zërin, e goditi me thikë. Djali është në spital dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

Papa mendon se është një sjellje hipokrite të tronditesh nga vendimi i Kishës, në lidhje me martesat me të njëjtën gjini

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Papa Françesku u shpreh se është hipokrite të tronditesh nga vendimi i Kishës Katolike, për miratimin dhe bekimin e martesave me të njëjtën gjini.

“Askush nuk skandalizohet nëse unë i jap një bekim një biznesmeni që shfrytëzon njerëzit. Ky është një mëkat i rëndë. Megjithatë, ata skandalizohen nëse unë i jap një bekim një homoseksuali. Kjo është hipokrizi”, tha Papa në një intervistë për “Kredere”.

Ai shtoi se Kisha Katolike synon të jetë më afër njerëzve të cilëve u shërben. Papa Françesku, prej kohësh ka sjellë një frymë të re dhe më pranuese në Kishë, veçanërisht ndaj komunitetit LGBT.

Të ngjashme