Kombëtarja e Kosovës në futboll ka para vetës disa sfida miqësore në fillim të muajit qershor.
Përzgjedhësi, Bernard Challandes ka pasur mjaftë kohë të mendojë për lojtarët që do t’i ftojë.
Demokracia.com mëson se Kosova do të bëjë publike listën e të ftuarve ditën e sotme (e mërkurë).
Kombëtarja e Kosovës më 1 qershor e zhvillon ndeshjen e para miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër San Marinos.
Ndërkohë tri ditë më vonë Malta do të jetë kundërshtar i radhës në ndeshje kontrolluese në Austri.
Më 5 qershor, “Dardanët” të përbërë kryesisht nga lojtarë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillim e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Guinesë dhe ata të Gambisë. /Demokracia.com