Jurgen Klopp thuhet se i ka dhënë dritën jeshile Liverpoolit për të tentuar një lëvizje për sulmuesin e PSV Eindhoven, Johan Bakayoko, i cili ka qenë në radarin e Manchester United.
TEAMTalk raporton se gjermani u ka rekomanduar lojtarin pronarëve të Merseysiders, Fenway Sports Group. 20-vjeçari ka lulëzuar në Eredivisie me PSV, duke realizuar 13 asistime dhe gjashtë gola në 33 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Liverpooli është lidhur me disa anësorë mes pasigurisë për të ardhmen e Mohamed Salah në Anfield. Gjigantët e Pro Ligës Saudite, Al-Ittihad mbeten të interesuar për 31-vjeçarin, pavarësisht se një ofertë prej 200 milionë eurosh u refuzua verën e kaluar, sipas The Guardian.