ShowBiz
“Reagimi nuk më pëlqeu”/ Meritoni këshillon Bardhin në lidhje me Sarën
Demokracia
14:36 | 07 Shkurt 2024

Share:

Dy banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 3”, hynë Françeska Murati dhe Endrik Beba.

Ky i fundit ka patur një romancë me Sarën para 9 viteve. E në momentin që po jepej klipi i tij i prezantimit, Sara po bënte reagime të ndryshme, të cilat janë vënë re edhe nga banorët e tjerë.

Ka qenë pikërisht Meritoni, i cili pas përfundimit të spektaklit ka këshilluar Bardhin duke i treguar se nuk i pëlqeu aspak reagimi që ajo pati në ato momente.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Do kritikoj pak Sarën për mënyrën si reagoi. Pak rëndësi ka nëse të ka treguar, por reagimi nuk më pëlqeu. A e di për muhabetin?

Bardhi: E di, e di.

Në këto momente vjen Sara pranë tyre e cila kërkon të dijë se çfarë po i thotë Meritoni Bardhit.

Sara: Dua ta dëgjoj çfarë po i thua Bardhit.

Meriton: Unë çfarë flas me shokun tim ti e dëgjon kur duhet ta dëgjosh.

Sara: Thjesht jam bërë me hije nga këto muhabetet që bëhen nëpër cepa.

Të ngjashme