Lajme
Tahiri: Uniteti mes LDK-së dhe UÇK-së në Rambuje mundësoi krijimin e dy shteteve shqiptare
Demokracia
13:43 | 06 Shkurt 2024

Share:

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, duke përkujtuar 25-vjetorin e Konferencës së Rambujesë në Paris të Francës (6 shkurt 1999), tha se uniteti midis Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kulmoi me shtetin e dytë të pavarur të shqiptarëve në rajon.

Delegacioni i Kosovës rreth negociatave të paqes përbëhej nga anëtarë të LDK-së dhe UÇK-së që deri atëherë kishin qëndrime të kundërta rreth situatës në Kosovë. Megjithatë, delegacioni kosovar e nënshkroi marrëveshjen, kurse delegacioni serb e refuzoi, duke detyruar NATO-n të nisë bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë më 24 mars 1999.

“Bashkimi midis LDK-së dhe UÇK-së e mundësoi pranimin e Marreveshjes së Rambujesë – ne bëmë kthesë në historinë e Kosoves, fuqizuam gjeopolitikën kombëtare dhe i bëmë dy shtete shqiptare”, shkroi Tahiri të martën, duke iu referuar krisjeve që ekzistonin në udhëheqjen e atëhershme kosovare që mund të çonte ndoshta në mosndërhyrjen e NATO-s.

Të ngjashme