Lajme
Prej tre vitesh në burg, kritiku i Kremlinit Navalny dërgohet në izolim për herë të 26-të
Demokracia
12:55 | 06 Shkurt 2024

Share:

Sekretarja për media e politikanit të burgosur rus, Aleksei Navalny, ka thënë më 6 shkurt, se kritiku i Kremlinit është dërguar në izolim pesë ditë më parë, për arsye të panjohura.

Sipas Kira Yarmyshit, Navalny do të qëndrojë në izolim për 10 ditë.

Kjo është hera e 26-të që ai i është nënshtruar masës së izolimit, prej burgosjes, tre vjet më parë.

Prej kur është burgosur, ai i ka kaluar 293 ditë në izolim.

 

 

Kjo është hera e tretë që Navalny është në izolim në burgun “Ujku polar” në rajonin rus të Arktikut, ku është transferuar në dhjetor të vitit 2023.Navalny, i cili ka qenë afër vdekjes, pasi është helmuar me agjent të tipit Noviçok, më 2020 – për çka i fajëson operativët rusë të sigurisë se kanë vepruar në emër të presidentit rus, Vladimir Putinit – është ndaluar më 17 janar 2021, në aeroportin e Moskës, pasi ka arritur aty prej Gjermanisë, ku është trajtuar pas helmimit.

Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht.

Kremlini e ka mohuar akuzën e Navalnyt, se është përfshirë në helmimin e tij.

Akuzat për të cilat është dënuar Navlany konsiderohen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Të ngjashme