Lajme
Diplomati holandez: Kosova të ketë kujdes, mos të bëjë gabime
Demokracia
21:21 | 04 Shkurt 2024

Share:

Diplomati holandez, Pieter Feith, ani pse ka përfunduar misionin për Kosovën, vazhdon edhe sot e kësaj dite t’i përcjell me vëmendje zhvillimet politike në vend.

Andaj Feith, i ka sugjeruar qeverisë Kurti që në këtë periudhë të mos bëjë gabime të panevojshme, duke i pasur parasysh zhvillimet gjeopolitike.

Megjithatë, ai thotë se i kupton vështirësitë me të cilat po ballafaqohet shteti më i ri në Evropë.

“Do të sugjeroja që Kosova të vazhdojë me këtë moment, dhe të arrijë rezultate. E dimë që s’do të jetë lehtë ashtu siç nuk ishte deri tash, sepse Serbia udhëhiqet nga një sundues autoritar, i cili është i paparashikueshëm. E dini që tash jemi në mes të një krize gjeopolitike, dhe situata e sigurisë është shumë, shumë e vështirë për momentin. E dimë pozicionin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë dhe miqësia me z. Putin nuk është mirë e pranuar në Bruksel. Është mese e qartë se Aleksandar Vuçiq nuk është duke bërë hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë në këtë fazë Kosova nuk duhet të bëjë gabime të panevojshme. Mendoj që qasja e Kurtit në dialog ka qenë ma nacionaliste krahasuar me udhëheqësit e kaluar, por duhet thënë se është treguar edhe konstruktiv”, ka deklaruar ai.

Diplomati holandez, ka folur edhe për zgjedhjet evropiane që do të mbahen këtë vit.

Sipas tij partitë e djathta në Evropë mund të paraqesin rrezik për Kosovën, mirëpo siç thotë ai nuk ka arsye për panik.

Të ngjashme