Kuriozitete
Një mesazh fshihet pas këtyre gurëve, a mund ta gjeni? – Imazhi viral po “çmend” përdoruesit në TikTok
Demokracia
12:27 | 01 Shkurt 2024

Share:

Një imazh prej një grumbulli gurësh është bërë viral në TikTok pas të cilëve thuhet se fshihet një mesazh, por jo të gjithë mund ta shohin.

Në epokën e sotme dixhitale, platformat e medieve sociale shërbejnë si “fole” për përhapjen e shpejtë të përmbajtjes, veçanërisht iluzionet optike si kjo e fundit.

Iluzionet optike, duke qenë tërheqëse vizualisht, shpërndahen shumë në rrjetet sociale e sidomos kur pas tyre fshihet një mesazh.

Tani, së fundmi një imazh i gurëve të grumbulluar ka zgjuar kureshtjen shumë përdoruesve në TikTok që në parim duket i thjeshtë, por sipas përdoruesve fsheh diçka.

Për të parë mesazhin që fshihet tek ky imazh (si duket i gjeneruar me AI) duhet të hapni e mbyllni sytë shumë shpejtë derisa shikoni imazhin, por disa thonë se edhe duhet të zvogëloni edhe fokusin e syve për ta parë.

Fotografia është bërë aq virale sa disa njerëz thonë se nuk mund ta gjejnë mesazhin brenda (disa thonë se mund ta shohin vetëm një kryq).

 

 

Të ngjashme