Lajme
“Këshilltarët e Kurtit paguhen me dinarë drejtpërdrejt nga Serbia”
Demokracia
14:57 | 30 Janar 2024

Share:

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi tha për Insajderi se vendimi që brenda Republikës së Kosovës të përdoret vetëm euro, është vendim i logjikshëm e i drejtë.

Por, ai ka hedhur dyshimet se Qeveria Kurti do t’i qëndrojë prapa këtij vendimi.

“Mendoj se vendimi i BQK-së që në Republikën e Kosovës të përdoret vetëm dinari është vendim i logjikshëm dhe i drejtë. Secilit qytetar të Republikës së Kosovës apo ndonjë turisti tjetër të huaj mundet që parat t’i ndërroj në ndonjë këmbimore për të paguar në Euro”, u shpreh ai për Insajderin.

Se sa do të realizohet ky vendim është çështja tjetër, kam druatje se pushteti i tanishëm do të bëjë ndonjë kompromis të lodhët që të dalë në publik si fitues ndërsa do të bëhet aq lëshime sa që pagesat me dinarë vazhdojnë më tutje“, theksoi i pari i Preshevës.

Arifi madje u shpreh se dy këshilltarët e Kurtit, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi paguhen me dinarë drejtpërdrejt nga Serbia.

Andaj sipas tij, nëse respektohet vendimi i BQK-së, qeveria t’a zgjidh fillimisht ‘problemin’ më këshilltarët e tyre.

“Së dyti kryeministri Kurti dhe zëvendësi i tij Bislimi kanë në qeverisjen e tyre këshilltarë që paguhen me dinarë drejtpërdrejtë nga Serbia, pra është fjala për Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën. Pra, nëse vendimi i BQK-së respektohet, ata së pari duhen të zgjidhen problemin e pagesave me dinarë në këshilltaret e qeverisjes së tyre”, tha ai.

BQK: Pagesat në Kosovë do të kryhen vetëm me euro

Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Rregulloja pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje.

Ndërkohë, Bashkësia Ndërkombëtare po vazhdon të kërkojë shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e valutës së Serbisë, dinarit nga qarkullimi në vend edhe pse Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton vetëm një valutë monetare.

Të ngjashme