Lajme
Ushtria izraelite godet disa objektiva të Hezbollahut në Libanin jugor
Demokracia
18:15 | 28 Janar 2024

Share:

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë goditur të dielën me avionë luftarakë dhe artileri vendet e Hezbollahut në Libanin jugor.

Sipas agjencisë libaneze të lajmeve NNA, luftëtarët e Hezbollahut goditën gjithashtu këmbësorinë izraelite në kufirin libanezo-izraelit sot.

Luftimet ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, grupi i mbështetur nga Irani, është bërë një dukuri pothuajse e përditshme që kur militantët libanezë shtuan sulmet ndaj Izraelit një ditë pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit 2023.

Luftimet janë ndër disa pika kyçe të frikës se lufta në Gaza do të vazhdojë të përhapet në një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Të ngjashme