Sport
Probleme te Liverpool, tre yje mendojnë largimin pas vendimi të Klopp
Demokracia
15:40 | 28 Janar 2024

Share:

Liverpool po përballet me një eksod masiv talentesh pas njoftimit të Jurgen Klopp se ai do të largohet në fund të sezonit.

Vendimi i trajnerit gjerman ka tronditur botën e futbollit.

Dhe talkSPORT thotë se vendimi do të bëjë që disa lojtarë të refuzojnë të rinovojnë kontratat e tyre dhe mund të kërkojnë të largohen nga klubi.

Kapiteni Virgil van Dijk, 32 vjeç dhe mbrojtësi Trent Alexander-Arnold tani po shqyrtojnë opsionet e tyre.

Mohamed Salah, 31 vjeç, gjithashtu tani do të ketë oferta nga Arabia Saudite pasi Liverpool refuzoi ta shesë atë tek Al-Ittihad verën e kaluar.

Të ngjashme