Lajme
KQZ e zëvendëson asamblistin e Kurtit që u kap me drogë në Shqipëri
Demokracia
15:04 | 25 Janar 2024

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka zëvendësuar sot asamblistin e Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, i cili vitin e kaluar u kap me drogë në Shqipëri, shkruan Demokracia.com.

Mujeci do të zevendësohet nga Arbër Limanin.

Ndryshe, më 15 gusht është arrestuar në Shqipëri, Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, nën dyshimin për trafikim të drogës.

Më saktësisht, policia e Shqipërisë konfiskoi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë.

Kush është Besnik Mujeci?

Besnik Mujeci, 40- vjeçar, është asamblist i Lëvizjes vetëvendosje, i cili në zgjedhjet e fundit për Asamble Komunale ka marrë 608 vota.

Mujeci njihet edhe për përplasje me ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Madje, ky i fundit e kishte ftuar Mujecin që t’I qerojnë hesapet jashtë sallës së Kuvendit.

Në vitin 2020, Mujeci ishte ndaluar edhe nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë, ku ishte gjobitur me 50 euro gjobë.

Besnik Mujeci ishte zgjedhur tre herë radhazi asamblist i VV-së në komunën e Prishtinës. /Demokracia.com/

Të ngjashme