Sport
Talenti i Aston Villës zëvendësuesi i Brojës tek Chelsea
Demokracia
12:23 | 25 Janar 2024

Share:

Skuadra e Chelseat është duke e kërkuar një sulmues gjatë mini-afatit të janarit.

Fabrizio Romano, gazetari italian raportoi në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesi , Jhon Duran nga Aston Villa në “Stamford Bridge”.

Një transferim i tillë mund të ndodh nëse nga Blutë e Londrës largohet sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.

Broja ka oferta nga shumë skuadra, duke përfshi këtu edhe dyshen londineze: West Ham United dhe Fulham.

Por, sulmuesi “kuqezi” disa herë e ka potencuar se dëshiron qëndrimin në Chelsea.

Të ngjashme