Sport
Florent Muslija në Bundesligë, nënshkruan me SC Freiburg
Demokracia
20:05 | 24 Janar 2024

Share:

Mesfushori sulmuesi Florent Muslioja ka kompletuar transferimin e tij te SC Freiburg në Bundesliga.

Muslija ishte i jashtëzakonshëm në Bundesliga 2 me SC Paderborn ku në 70 ndeshje arriti të shënoi 25 gola dhe të dhurojë 14 asistime.

“Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, ka thënë Florent Muslija.

 

Florent Muslija do të mbajë veshur fanellën me numër 23.

Detajet e kontratës dhe marrëveshjes mes klubeve është rënë dakord që të mos zbulohen.

 

Muslija është po ashtu njëri ndër lojtarët kryesor të  Kosovës.

Të ngjashme