Sport
Malisheva mposht klubin ukrainas në miqësore, Hazrollaj realizon supergol
Demokracia
11:21 | 24 Janar 2024

Share:

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Malisheva ka shënuar fitore ndaj klubit ukrainas, Obolon me rezultatin 0:2.

Një ndeshje e barabartë ishte deri në minutat e fundit, kur skuadra kosovare shënoi dy gola të shpejtë.

Fillimisht realizoi mesfushori Drilon Hazrollaj në minutën e 86’të. Hazrollaj shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi futbollisti Zogaj.

Golat në këtë video i keni nga minuta e 1:45:12

Të ngjashme