Sport
Egzon Sinani humbi tri finale, por fiton me Prishtinën: Ky ekip më jep më shumë shpresë
Demokracia
16:49 | 20 Janar 2024

Share:

Skuadra e Prishtinës arriti fitore 2:1 ndaj Ballkanit në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës, ndeshje kjo e zhvilluar në Turqi.

Një nga realizatorët e golave, Egzon Sinani u shpreh tejet i lumtur që skuadra e tij shpallet kampion dhe që më në fund arrin të fitoj një finale si lojtar.

“Po ndihem shumë mirë për këtë trofe dhe po ashtu po më vije shumë mirë që më në fund dola triumfues në një finale pas tre më parë të humbura. Ky ekip më jep shumë shpresë dhe shumë besoj që do të jemi befasia e pranverës”, u shpreh Sinani në faqën zyrtare të klubit kryeqytetas

Të ngjashme