Sport
Jordan Henderson flet pasi u bë lojtar i Ajaxit
Demokracia
11:09 | 19 Janar 2024

Share:

Gjatë natës së mbrëmshme, Jordan Henderson nënshkroi për skuadrën e Ajaxit.

Henderson ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2026.

Mesfushori anglez rikthehet në Evropë, pas një aventure të shkurtë në futbollin arab tek Al-Ettifaq, me të cilët shkëputi kontratën.

Pasi nënshkroi me gjigantin holandez, Henderson tha se ai dhe skuadra e tij e re kanë pasur vit të vështirë megjithatë potencon se ai dëshiron t’i ndihmojë skuadrës për të kaluar periudhën e vështirë.

“Ka qenë një vit i vështirë për Ajax-in. Kjo është e njëjta gjë për mua në gjashtë muajt e fundit. Kështu që, shpresojmë, ne mund të ndihmojmë njëri-tjetrin për të ecur përpara dhe të jemi të suksesshëm”, tha futbollisti anglez.

Jordan Henderson mund të debutoj me Ajaxin të dielën, kur ballafaqohen me Waalwijk në shtëpi.

Të ngjashme