Gjiganti teknologjik Samsung do të mbajë sot eventin “Galaxy Unpacked” në San Jose të SHBA-së ku pritet të lansohet seria e shumëpritur e telefonave, Galaxy S24.
Seria S24 do të debutojë si vazhdimi i serisë Galaxy S23 të vitit të kaluar dhe për një kohë të gjatë ka pasur raportime të shumta për specifikat që do të përmbajë kjo seri.
Samsung po e zhvillon eventin Unpacked më herët se zakonisht, kjo pasi seria Galaxy S23 u lansua më 1 shkurt 2023 derisa linja S22 debutoi më 9 shkurt të vitit 2022.