ShowBiz
Cilën këngë të Bebe Rexhës e urren nëna e saj dhe pse
Demokracia
16:25 | 23 Maj 2021

Share:

Bebe Rexha ka folur së fundmi për albumin e saj “Better Mistakes” në një intervistë për Grammy.com. E pyetur nëse është përballur me ndonjë sfidë ose vështirësi gjatë këtij albumi, këngëtarja shqiptare tregoi se kishte frikë ta vendoste këngën “Mama” në album pasi e ëma nuk e pëlqen. Sipas saj, ajo e ka marrë shumë personal tekstin dhe nuk e ka kuptuar drejt.

“Nëna ime nuk e pëlqen këngën “Mama”, sepse ajo më lindi kur ishte shumë e re. Ajo ishte 17 vjeçe dhe ne, në një farë mënyre, u rritëm së bashku. Ishte më shumë si një motër dhe mendoj se për të, gjëja më e vështirë me këtë album, është se i merr gjërat shumë personalisht, veçanërisht kur flas për betejat e mia. Ndihet sikur bëri diçka gabim. Nuk e kupton që nuk ka asnjë lidhje me të, ajo bëri një punë të shkëlqyer. Unë kisha frikë ta vendosja “Mama” në album, sepse isha vërtet dramatike me atë këngë duke thënë “Unë nuk i përkas parajsës, sepse shita shpirtin tim ashtu si ti”. Por ajo që po përpiqesha të thosha ishte, “Unë nuk jam perfekte dhe as ti nuk je, mami.” Ishte e vështirë. Ajo e urren atë këngë”, -rrëfeu Bebe.

Sa i përket titullit të albumit “Better Mistakes”, (Gabime më të mira), Bebe e shpjegoi, duke u shprehur se “ne gjithmonë jemi duke bërë gabime dhe thjesht duhet të mësojmë se si ta pranojmë veten, sepse të gjithë jemi njerëz”. Ajo e mbylli duke thënë se ende po bën gabime, por po i bën gjërat më mirë tani.

Të ngjashme