Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Britaninë e Madhe, kështu duke siguruar kualifikimin tutje në fazën e ardhshme eliminatore të Euro 2026.
Në ndeshjen që u zhvillua në Derby Arena të Anglisë, Kosova e mposhti Britaninë e Madhe me shifrat 23:29, raporton KosovaPress.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 11:13 në favor të Kosovës, ashtu sikurse e dyta që u mbyll në favor të “Dardanëve” me rezultat 12:16.
Ndeshjen e parë që u zhvillua në Prishtinë, Kosova e mposhti Britaninë e Madhe me rezultat bindës 30:22.
Fitorja e sotme nënkupton që Kosova siguron kualifikimin tutje në fazën eliminatore të Evropianit të hendbollit 2026.
Rezultati final, 23:29në favor të Kosovës.