Ushtarët e Ekuadorit janë shpërndarë në pothuajse tërë territorin për të kapur anëtarët e bandave kriminale, pasi shumë kartel drogë kanë marrë peng civilë dhe kanë ekzekutuar policë.
Madje autoritetet e atje kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për plotë 60 ditë, e presidenti i vendit ka urdhëruar ushtrinë të “neutralizojë” 20 kartelë droge, ku disa pjesëtarë të tyre u futën në një studio televizive gjatë transmetimit direkt dhe filluan të shtien me armë.
E pas daljes së ushtrisë në terren, ata kanë filluar “gjuetinë” ndaj tyre, ndërsa ata që janë kapur janë rrahur brutalisht derisa dërgoheshin nëpër burgje, transmeton Telegrafi.