Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Rasti ka ndodhur në Obiliq.
Sipas policisë, pas arrestimit mbrëmë, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë zjarri.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në kuadër të veprimeve operative të zyrtarëve policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, siç njofton policia.