Lajme
Djali i Vuçiqit në mesin e të ftuarve të nderit në festimin e Ditës së RS në BeH
Demokracia
10:15 | 09 Janar 2024

Share:

Djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danillo, i cili nuk ka ndonjë pozitë zyrtare, është ndër të ftuarit e nderit në “Sarajevën Lindore”, siç e quajnë serbët fshatin Pale në afërsi të Sarajevës, në festën e Ditës së Republikës Serbe, e cila tri herë u shpall kundër kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Siç raporton N1 nga Sarajeva, Aleksandar Vuçiq ka ardhur vetëm një herë për të festuar Ditën e Republikës Serbe, dhe atë në vitin 2016, kur u festua për herë të parë.

Sivjet nuk është prezentë as Ana Bërnabiq, e cila ka marrë pjesë në vitet e kaluara, por atje janë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ministrja për përkujdesje familjare Darija Kisiq, si dhe ministri për punë dhe politikë sociale Nikolla Sellakoviq.

Republika Serbe feston Ditën e Republikës – 9 janarin, ditën kur serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës e shpallën republikën e vet 31 vjet më parë me qëllim të shkëputjes nga Bosnja dhe Hercegovina, e çka pasoi me luftën e përgjakshme dhe gjenocidin të cilin e kanë kryer serbët ndaj popullatës joserbe në këtë shtet.

Është paralajmëruar edhe një paradë ceremoniale në Pale ku është shtuar prania e policisë.

 

Të ngjashme