Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic thekson se, përderisa gjendja në terren mbetet e njëjtë sigurisht dhe sanksionet do të mbesin të tilla.
“Kemi disa muaj që jemi në sanksione shkaku i veprimeve të Kurtit. Në fakt, për shkak të atyre veprimeve, e vetmja gjë që Kosova pa përfituar është sanksionimi mbi tensionet e konfliktet që rrodhën në veri”, tha Ahmeti.
“BE e ka bërë të qartë: forcat policore duhet të hiqen nga atje dhe të shpallen zgjedhjet lokale menjëherë. Përderisa gjendja në terren mbetet e njëjtë sigurisht dhe sanksionet do të mbesin të tilla, shtoi ai.
Ahmeti thotë se nga çasja e Kurtit në dialog, Kosova veç ka humb.
“Për neve pyetja duhet të jetë se çka përfiton Kosova nga ky pushtet që sjell tensione e nxit konflikte? Që e trajton veriun si çështje sigurie e nuk e trajton politikisht si duhet? Deri më tash, Kurti ka pranuar marrëveshje jashtëzakonisht të dëmshme e të rrezikshme. Ka ofruar autonomi të mbikqyrur ndërkombëtarisht pa përfituar asgjë pos mbylljes si në burg të kryetarit të Leposaviçit. Nga qasja e këtillë në dialog e në veri, Kosova veç ka humbur. E për këtë përgjegjës duhet ta mbajmë Kurtin”, tha Ahmeti.