Liberalizimi i vizave për kosovarët ka filluar të i japë efektet e veta.
Pra të ikjes së qytetarëve nga vendi, për arsye të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Vetëm për ditën e diel, janë të planifikuara 52 fluturime, thuhet në orarin e planifikuar të fluturimeve, në drejtim të vendeve të ndryshme europiane e rajonale.
Numri i udhëtarëve pritet të jetë me mijëra në këto fluturime.
Vlenë të theksohet se në Kosovë ende një pjesë e mërgimtarëve po qëndrojnë, dhe se ditëve në vijim pritet që ata të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.