Policia ka shoqëruar dy persona, pasi të njëjtit janë përfshirë në një përleshje rreth orës 22:30 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Demokracia.com ka dhënë detaje rreth rastit.
“Sot rreth orës 22:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Rexhep Luci” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 2 persona të cilët ishin të përfshirë në rast dhe një dëshmitar”, ka thënë tutje ajo.
Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Demokracia.com/