Lajme
“Si të qëndrosh në krye dhe ta ruash ekuilibrin”, rrëfehet psikologia e VIP-ave Antigona Qenaj – Sejdiu
Demokracia
17:21 | 01 Janar 2024

Share:

Antigona Qenaj – Sejdiu, një psikologe e njohur për punën e saj me klientelën VIP, zbulon sfidat dhe të arriturat e saj në fushën e psikologjisë klinike gjatë më shumë se dhjetë viteve të karrierës.

Ajo ka folur për ndikimin e medias në rritjen e vetëdijes për shëndetin mendor si dhe për rolin e saj në Big Brother VIP Kosova, ku analizon karakteret e banorëve.

Antigona Qenaj – Sejdiu: Po, në fakt loja është shumë e ashpër sepse presioni që ata i vendosin vetes për të fituar çmimin e madh, presioni që vjen nga publiku, nga të qenurit i mbyllur dhe izoluar nga bota për disa muaj, si dhe lufta me personazhe të ndryshme bëjnë që gjithqka të përjetohet si një “luftë” e ashpër psikologjike. Natyrisht në fund fiton ai që ka qenë më i fortë, më i qëndrueshëm dhe që ka ditur më së miri të luftoj.

Telegrafi: Mendoni se formatet e tilla e kanë të nevojshme të kenë nga një psikolog, në mënyrë që të konsultohen me të?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Në çdo format të tillë duhet patjetër të ketë psikolog sepse roli i psikologut është i patjetërsueshëm duke marrë parasysh “luftën psikologjike” që ndodhë brenda, dhe nevojën e madhe që kanë banorët për të sqaruar mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tyre.

Telegrafi: Çështja e shëndetit mendor është një temë që diskutohet shumë edhe brenda? Si mund të kontrollohet kjo pjesë?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Shëndeti mendor është i rëndësishëm në çdo ambient, e natytisht edhe brenda shtëpisë së big brother, sidomos është me rëndësi që mesazhet mbi shëndetin mendor mos të jenë stigmatizimi dhe paragjykimi i problemeve të shëndetit mendor por përkundrazi të japim mesazhe normalizuese, vetëdijësuese dhe mbështetëse.

Telegrafi: Ka ndonjë fytyrë publike që të ka kontaktuar për t’u këshilluar, jashtë reality shou-t?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Po, e përmenda më lartë që shumë fytyrat publike kanë marrë shërbime psikoligjike tek unë. Natyrisht konfidencialiteti mbetet gjithmonë i paprekshëm në të gjitha rastet edhe pse disa prej tyre e kanë thënë vetë hapur në publik unë asnjëherë nuk e them asnjërin me emër as edhe te këto raste.

Telegrafi: Sa është e vështirë për artistët që ta menaxhojnë famën? Me çfarë përballen më së shumti? Si e përkufizon këtë pjesë?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Nuk është e lehtë të jesh person publik. Të gjithë e duan famën por në të njejtën kohë kanë edhe nevojën për jetë private. T’i kërkosh të dyja këto është gati e pamundur dhe gjetja e balancave në këtë aspekt është një prej gjërave që shkakton probleme në jetën e personave publik. Gjithashtu stresi është i madh edhe në aspektin e pritjeve që publiku ka dhe mundësive që personi publik ka për me i përmbush keto pritje. Por, edhe çrregullimi i rutinave të gjumit, aktivitetit fizik, ushqimit dhe jetës socialr që ndodhë si pasojë e profesionit që ata kanë janë shpesh shkaktarë të problemeve psikologjike me të cilat ballafaqohen.

Telegrafi: Si psikologe, ndonjë këshillë që do ua jepje VIP-ave?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Këshillë për VIP-at: pa marrë parasysh profesionin, dhe gjithçka që lidhet me profesionin e juaj dhe dëshirat për të qëndruar në maja të suksesit mos harroni VETEN tuaj dhe kujdesuni për shëndetin tuaj mendor. Vetëm kështu mund të arrini aty ku dëshironi.

Telegrafi: Si ka qenë viti 2023 për Antigonën dhe çfarë presim nga ju në vitin e ri?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Ka qenë kryesisht vit i suksesshëm, me shumë angazhim, me shumë dinamika. Natyrisht ka pas edhe sfida madje edhe sfida jo fort të lehta por që asnjë moment nuk jam dorëzu dhe kam vazhdu të ec nëpër secilin sukses dhe nëpër secilën sfidë, duke e ruajtur qetësinë, durimin, besimin dhe duke e gjetur forcën dhe mbështetjen tek vetja dhe njerëzit e mi të afërt.

Antigona Qenaj – Sejdiu (Foto: Screenshot/Instagram

Telegrafi: Një mesazh që do e ndaje me të gjithë lexuesit e portalit Telegrafi?

Antigona Qenaj – Sejdiu: Mesazhi për të gjithë lexuesit: kujdesuni shumë për veten, mos u dorzoni asnjëherë por merreni me qetësi, durim dhe besim çdo situatë. Uroj të keni shëndet dhe qetësi shpirtërore në vitin që po vjen. /Telegrafi/

Të ngjashme