Lajme
Vriten 10 luftëtarë pro iranianë nga sulmet e SHBA në Siri
Demokracia
14:59 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Dhjetë militantë të lidhur me Iranin u vranë dhe 30 u plagosën sot nga sulmet në Sirinë lindore, në mes mes të një rigjallërimi të sulmeve kundër bazave ushtarake amerikane në rajon.

Irani mbështet grupet e armatosura, të cilat Uashingtoni i akuzon se janë përgjegjës për rigjallërimin e sulmeve kundër forcave të tij në Lindjen e Mesme, në sfondin e luftës në Gaza.

“Dhjetë luftëtarë pro-iranianë, duke përfshirë tre sirianë, u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën” në të paktën nëntë sulme ajrore “ndoshta të SHBA” që synonin pozicionet ushtarake në dhe rreth Bukamal, në provincën kufitare të Deir Ezzor,“, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Një dërgesë irakiane armësh dhe një depo municioni u shënjestruan gjithashtu dhe ndodhën shpërthime të mëdha, shtoi Observatori, i cili është i bazuar në MB, por ka një rrjet të gjerë burimesh në vendin e shkatërruar nga lufta.

Të ngjashme