Lajme
Pamje dramatike/ Ja momenti kur ushtria izraelite hedh në erë një rrjet tuneli në Gaza dhe një strehë të liderit të Hamasit
Demokracia
10:39 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë hedhur në erë një rrjet tuneli nën qytetin e Gazës dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpërthimin dramatik. Trupat e IDF-it mund të shihen duke vendosur eksplozivë brenda tuneleve, përpara se t’i shpërthejnë ato.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur ushtria izraelite hodhi në erë këto tunele. Ushtria izraelite ka pretenduar gjithashtu se kanë shkatërruar një strehë të fshehur që i përkiste liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, strehë brenda këtyre tuneleve që u shkatërruan.

Sinwar është një ndër personat që është në cak nga IDF-i brenda Gazës dhe ushtarët izraelitë kanë qenë në kërkim të tuneleve dhe ndërtesave në vendlindjen e tij në Khan Younis dhe gjetkë në rajonin palestinez. Sipas thashethemeve, ai është rregullisht në vende të ndryshme në të gjithë Gazën dhe pengjet izraelite të liruar pretendojnë se e kanë parë të fshehur në tunele me ta ndonjëherë.

Të ngjashme