Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e premte).
Biseda e tyre ka degraduar duke kaluar edhe në ofendime ndaj njëra-tjetrës.
Bukuroshja nga Gjakova kërkoi nga Shqipja që në këtë bisedë të mos e përfshijë të dashurin e saj.
“Të lutem të dashurin tim mos e përmend më, se as nuk e njeh. Nuk të intereson ty. Ku e ke problemin a nuk ke tjetër ku me mu kap”, i tha Santiana, Shqipes.