Sport
Liverpool afër nënshkrimit me futbollistin e Fulham
Demokracia
15:45 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Klubi anglez Liverpool thuhet se është afër nënshkrimit me lojtarin e Fulham, Antonee Robinson.

Kjo vjen pasi që Liverpool, ka krizë në krahun e majtë të mbrojtjes me lëndimet e dy lojtarëve Andrew Robertson dhe Kostas Tsimikas.

Sipas 90min, the Reds kanë biseduar me Fulham për të arritur një marrëveshje me Robinsonin.

Amerikani është ‘i hapur për një lëvizje në Anfield’ dhe Liverpool po punon që të finalizojë sa më parë marrëveshjen.

Robinson ka stil të ngjashëm të lojës sikurse dy lojtarët tjerë të të njëjtës pozitë, pasi që ka asistuar tre herë në ligë këtë sezon, si dhe një në Carabao Cup.

Duket se ai do t’i përshtatej stilit që Klopp dëshiron të luajë.

 

Të ngjashme